Friday, May 31, 2013

Omëletë Don Zhuan

Koha e përgatitjes: 40 minuta            
Kompleksiteti: lehtë

Për 4 persona

PËRGATITJA:

  • 8 vezë
  • 1 kokë qepë
  • 1 domate
  • 500 ml shtalp
  • majdanoz
  • 1 spec jeshil
  • 150 gr kaçkavall
  • 50 gr gjalpë
  • 1 limon
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
 E grijmë qepën dhe e skuqim në tiganin me vaj. Specin e presim në rrathë, të cilat i shtojmë në tigan. Domaten e presim në copë të cilat i shtojmë në tigan. E grijmë majdanozin dhe e shtojmë në tavë. hedhim kripë dhe piper të zi.
 I thyejmë 6 vezët i rrahim me tel kuzhine dhe hedhim mbi to kripë. Gjysmën e vezëve të rrahura e skuqim në një tigan, ndërsa gjysmën në tiganin tjetër.
 Sipër omëletave të skuqura vëmë nga perimet e skuqura dhe i mbështjellim në formë roleje. Roletë me omëleta i vëmë në tavë, në të cilën kemi hedhur vaj.
 Dy vezët e mbetura i thyejmë dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat i hedhim në enë të thellë ndërsa të bardhat në një enë anash. Në enën me të verdhat e shtojmë shtalpën dhe përziejmë me tel kuzhine. E shtrydhim limonin dhe lëngun e limonit e hedhim në enën me shtalpë dhe me të verdhat e vezëve. Hedhim kripë dhe piper të zi. Përziejmë me tel. Këtë masë e hedhim sipër omëletave në tavë. E grijmë kaçkavallin dhe e hedhim sipër omëletave. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 10 minuta në temperaturë prej 200 gradë.
 Në dy skajet e pjatës për servirje vëmë gjethe sallate jeshile. Pastaj në pjatë i vëmë omëletat Don Zhuan. Pjatën e zbukurojmë me feta domateje dhe me një degë majdanozi france dhe me nga dy topa shtalpë në dy skajet e pjatës.
 Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit Traminer me ngjyrë të artë të vërdheme dhe erë të theksuar muskati nga përzierja e luleve, erëzave dhe fruteve. Serviret në temperature prej 10 deri në 12 gradë.

Ju bëftë mirë!!!