Saturday, May 18, 2013

Ëbëlsira zhele

Kategoria: Ëmbëlsira                                      

Koha e përgatitjes: 20 minuta
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:

  • 250 gr biskota
  • 250 gr gjalpë
  • 250 gr sheqerka zhele
  • 250 gr sheqer pluhur
  • 250 gr rrush i thatë
  • 30 ml rum
 Së pari i grijmë biskotat, i vëmë në një enë për përzierje dhe e shtojmë gjalpin e sheqerin pluhur. Përziejmë me mikser derisa të bashkohet gjalpi dhe sheqeri pluhur. Sheqerkat zhele të prera në copë i shtojmë në enën për përzierje. E shtojmë edhe rrushin e thatë dhe rumin. Përziejmë me lugë që të fitojmë një masë homogjene.
 Masën nga ena e vëmë në pjesën e poshtme të kutisë për torte. Me thik╒ nga masa krijojmë formë torteje. Ëmbëlsirën e lëmë të ftohet. Pastaj, e presim në copë. E zbukurojmë me çokollatë të shkrirë.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!