Saturday, May 18, 2013

Krem mango

Kategoria: Ëmbëlsira                                    

Koha e përgatitjes: 15 minuta
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:

  • 1 mango
  • 6 lugë sheqer
  • 25 gr niseshte
  • 1 limon
  • 200 ml ujë
  • 200 ml shtalp
 Në enën me niseshte shtojmë pak ujë dhe përziejmë me tel kuzhine. Ujin e mbetur e vëmë në tenxhere në zjarr. Në tenxhere grijmë me rende lëkurë limoni, e shtojmë sheqerin. Pasi fillon të ziejë uji në tenxhere e shtojmë niseshten e zbutur. Përziejmë me tel kuzhine pandërprerë, derisa kremi të fitojë dendësinë e duhur.
 Mangon e qëruar e presim në copë dhe e shtypim në enën e thellë. Në enë e shtojmë kremin. E lëmë të ftohet.
 Në enën për përzierje e vëmë shtalpin. Përziejmë me mikser, derisa kremi pana të fitojë dendësinë e duhur. E shtojmë kremin mango të ftohur dhe përziejmë me lugë.
 Me ndihmën e shiringës së kuzhinës kremin mango e mbushim në gota për ëmbëlsira. Kivin e qërojmë dhe e presim në gjysmërrathë të hollë. Me to e zbukurojmë kremin mango. Në mesin e gotës vëmë disa qershi.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!