Sunday, May 5, 2013

Mjaltëza - Albanian and English

Koha e përgatitjes: 40 minuta  
Kompleksiteti: lehtë

Komenti: sa të pazakonshme..

PËRGATITJA:

Për brumë

  • 1/2 kg miell
  • 3 vezë
  • 3 lugë mjaltë
  • 250 gr sheqer
  • 1 pako aditiv për brumë
  • 1 pako kanellë
Për krem
  • 1 vezë
  • 100 gr sheqer pluhur
  • 4 lugë sheqer
  • 2 lugë ujë
 Fillojmë me përgatitjen e brumit. Në enë të thellë thyejmë 3 vezë, shtojmë mjaltin dhe sheqerin. I rrahim me mikser dhe në enë e shtojmë kanellën. Duke i rrahur pandërprerë, në enë e shtojmë aditivin për brumë. Në enë e shtojmë miellin dhe përziejmë me lugë derisa të bashkohet masa.
 Tavën e mbulojmë me letër. Marrim nga brumi, krijojmë topëza dhe i rendisim në tavë. Tavën e vendosim në furrë. Pjekim 15 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
 Fillojmë me përgatitjen e kremit. Në tenxhere në zjarr hedhim ujin dhe sheqerin. Përziejmë me lugë që sheqeri të shkrihet më shpejtë.
 E thyejmë vezën dhe e ndajmë të bardhën nga e verdha. Me mikser e rrahim të bardhën e vezës. E shtojmë sheqerin pluhur. Duke i rrahur pandërprerë në enë e shtojmë sherbetin. Pastaj, marrim nga mjaltëzat dhe i kalojmë pjesët e sipërme në kremin me të bardhën e vezës. Mjaltëzat i rendisim në pjatë.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!

ENGLISH 

Honey cake

Preparation time: 40 minutes          
Difficulty: easy

INGREDIENTS:

For the dough:
  • 1/2 kg flour
  • 3 eggs
  • 3 tablespoons honey
  • 250 gr sugar
  • 1 package dough additive
  • 1 package cinnamon
For cream
  • 1 egg
  • 100 g granulated sugar
  • 4 tablespoons sugar
  • 2 tablespoons water
 Start with the dough preparation. In a deep bowl brake 3 eggs and put the honey and sugar. Beat with mixer and put the cinnamon. Keep mixing with mixer and put the dough additive in bowl. Put the flour in bowl and mix with spoon until the mix joined.
 Cover the pan with paper. Take the dough, make spheres and put them in casserole. Put baking pan in oven. Bake it for 15 minutes at a temperature of 200 degree of Celsius.  
 Start with the cream preparation. Throw the water and sugar in a pot on fire. Mix with spoon because the sugar will melts faster. Brake the egg and share the white from yellow. Beat with mixer the egg white. Add the granulated sugar. Keep mixing and put the mix with water and sugar. Take the honey cake and pass the upper parts in the cream with egg white. Put the honey cake on the plate.
 
With this dessert we recommend a dry white wine Chardonnay grape type. with fruits flavor, and sweet taste. Served at a temperature of 10 - 12  Celsius. 
BON APPETIT!!!