Tuesday, May 7, 2013

Tortë Nolina

Koha e përgatitjes: 60 minuta        
Kompleksiteti: mesatar

PËRGATITJA:

  • 250 gr margarinë
  • 7 vezë
  • 6 lugë sheqer
  • 100 gr sheqer pluhur
  • 2 pako buding vanilje
  • 1 lugë kakao
  • 3 lugë sheqer
  • 100 gr sheqer pluhur
  • 2 lugë miell
  • 1 pako sheqer vanilje
  • 3 lugë bukë e grirë
  • 700 ml qumësht
 Në enën për përzierje thyejmë 4 vezë, shtojmë 6 lugë sheqer dhe i rrahim me mikser. Vazhdojmë të përziejmë me tel kuzhine dhe në enë i shtojmë 2 lugë miell dhe bukën e grirë.
 Kallëpin e lyejmë me margarinë dhe e derdhim në të brumin për pandispanjë. Kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.
 Ndërkohë përgatisim kremin. Në tenxhere në zjarr e hedhim pothuajse tërë qumështin, 3 lugë miell dhe sheqer vaniljen. Në qumështin e mbetur e hedhim pluhurin për buding dhe përziejmë me tel. Duke përzier pandërprerë me tel, në tenxhere e shtojmë budingun e zbutur. E ziejmë, derisa budingu të fitojë dendësinë e duhur. E lëmë budingun të ftohet.
 Tri vezët e mbetura i thyejmë dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Në enën me të verdhat hedhim 100 gr shbeqer pluhur dhe i rrahim me mikser.
 Në enën për përzierje e hedhim margarinën, 100 gr sheqer pluhur dhe budingun e ftohur dhe i rrahim me mikser. I shtojmë të verdhat e rrahura dhe e rrahim masën me mikser derisa të bashkohet.
 Pandispanjën e presim në dy pjesë. Copën e poshtme të pandispanjës e lyejmë me krem. Sipër e vëmë copën e dytë të pandispanjës. E lyejmë tërë torten me krem.
 Qumështin dhe pluhurin për krem pana i rrahim me mikser, derisa kremi pana të fitojë dendësinë e duhur. Në kremin e rrahur e shtojmë kakaon.
 Tortës i bëjmë vija për 16 copë. Kremin pana e mbushim në shiringë kuzhine. Me shiringë e zbukurojmë çdo copë të tortës. Edhe pjesën anësore të tortës e zbukurojmë me krem pana.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!