Saturday, May 4, 2013

Krem tortë me ananas

Koha e përgatitjes: 60 minuta  
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:

  • 350 gr ananas i konzervuar
  • 300 ml qumësht
  • 6 vezë
  • 150 gr margarinë
  • 6 lugë sheqer
  • 100 gr sheqer pluhur
  • 4 lugë miell
  • 2 lugë bajame të grira
  • 1 pako buding ananasi ose vanilje
  • 100 ml lëng ananasi
  • 200 ml shtalp
 I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. I rrahim të bardhat me mikser, shtojmë 6 lugë sheqer dhe pasi shkrihet sheqeri i shtojmë edhe të verdhat e vezës. E shtojmë miellin dhe bajamet e grira dhe përziejmë me lugë derisa të bashkohet masa. Kallëpin e lyejmë me margarinë dhe e derdhim në të brumin për pandispanjë. Kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta në temperaturë prej 200 gradë.
 Ndërkohë e përgatisim kremin. Në tenxhere në zjarr e hedhim qumështin. Pluhurin për buding e zbusim me lëngun e ananasit. Duke përzier me tel, në tenxhere me qumësht e shtojmë budingun e zbutur. E ziejmë derisa budingu të fitojë dendësinë e duhur. Ananasin e presim në copë dhe e shtojmë në tenxheren me kremin e ftohur.
 Margarinën dhe sheqerin pluhur i rrahim me mikser dhe i shtojmë në tenxhere. Përziejmë me tel derisa të bashkohet masa.
 Shtalpin e rrahim me mikser derisa kremi pana të fitojë dendësinë e duhur. Disa lugë krem pana i shtojmë në tenxheren me krem.
 Pandispanjën e presim në tri petë. E lyejmë petën e parë me krem. Sipër e vëmë petën e dytë dhe e lyejmë me krem. E vëmë petën e tretë dhe tërë tortën e lyejmë me krem pana. Kremin pana të mbetur e mbushim në shiringë të kuzhinës dhe em të zbukurojmë pjesët anësore dhe pjesën e sipërme të tortës. Ananasin e mbetur e presim në copë me të cilat e zbukurojmë krem tortën me ananas. Në mes të tortës vëmë një rreth ananasi.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!