Kompleksiteti: lehtë
PËRGATITJA:
- 150 gr arra të grira
- 150 gr thekpinj arra
- 200 gr çokollatë për gatim
- 1 vezë
- 1 lugë reçel kajsie
- 50 gr rrush i thatë
- 200 gr sheqer pluhur
- 2 lugë rum
Në tavolinë me petës i copëtojmë arrat dhe i vëmë në një enë. Në enë shtojmë çokollatë të grirë në rende, sheqerin pluhur, rrushin e thatë, reçelin e kajsive dhe rumin. E shtojmë edhe të bardhën e vezës dhe përziejmë me mikser derisa të fitojmë një masë homogjene. Gjysmën e masës e vëmë mbi tavë për pjekje të kthyer nga prapa. Masën e rrafshojmë dhe e lëmë të ftohet. Çokollatën e mbetur e thyejmë në copë dhe e shkrijmë mbi avull. Shtojmë edhe vaj që çokollata të fitojë shkëlqim. Çokollatën e shkrirë e hedhim mbi masën dhe e shpërndajmë mbi tërë sipërfaqen. Pastaj, minjon ëmbëlsirën e presim në kube. Mbi çdo kub minjon vëmë nga një copë kajsie të thatë.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!