Wednesday, May 29, 2013

Kërpudha pane me susam

Koha e përgatitjes: 15 minuta                    
Kompleksiteti: mesatare

Për 4 persona

PËRGATITJA:

  • 500 gr shampinjona të freskëta
  • 100 ml majonezë
  • 100 gr miell
  • 2 vezë
  • 50 gr susam
  • 2 kastraveca turshi
  • 100 ml qumësht
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
 Në enë të madhe e të thellë i thyejmë vezët, shtojmë kripë dhe i rrahim me tel kuzhine. Duke përzier me tel në enën me vezët e rrahura e shtojmë qumështin. E shtojmë edhe miellin. I kalojmë kërpudhat në këtë masë, pastaj në susam dhe i skuqim në vaj. Kërpudhat e skuqura i nxjerrim nga tava dhe i vëmë në pjatë të mbuluar me letër, për t'ua mpirë yndyrën. Fillojmë me përgatitjen e salcës tartar. Në anën e rrallë të rendes, në enë të thellë i grijmë kastravecat turshi. E shtojmë majonezën dhe përziejmë me lugë.
 Pjatën për servirje e zbukurojmë me gjethe sallate jeshile. Në mes të pjatës i servirim shapinjonat pane. Anash e servirim salcën tartar.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.

Ju bëftë mirë!