Monday, May 20, 2013

Tortëza me arra

Kategoria: Ëmbëlsira                          

Koha e përgatitjes: 40 minuta
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:

  • 140 gr arra të grira
  • 1 aditiv për brumë
  • 140 gr sheqer pluhur
  • 5 vezë
  • 1 sheqer vanilje
  • 150 ml qumësht
  • 140 gr sheqer pluhur
  • 5 lugë miell
 Së pari i thyejmë 5 vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat i vëmë në një enë për përzierje, ndërsa të bardhat në një enë të madhe e të thellë.
 Me mikser i përziejmë të verdhat e vezës dhe e shtojmë sheqerin pluhur. Përziejmë, derisa të shkrihet sheqeri.
 Pastaj, me mikser i rrahim të bardhat e vezës. të bardhat e rrahura i shtojmë në enën për përzierje dhe tërë përmbajtjen e përziejmë me tel kuzhine. në enë e shtojmë edhe miellin dhe aditivin për brumë. Gjatë tërë kohës përziejmë me tel.
 Tavën për pjekje e mbulojmë me letër dhe në të e hedhim brumin e përgatitur. Pjekim 15 minuta në temperaturë prej 200 gradë.
 Në tenxhere i vëmë arrat e grira, sheqerin dhe sheqer vaniljen. Përziejmë dhe në tenxhere e shtojmë qumështin. Pastaj tenxheren e vëmë në zjarr dhe përziejmë pandërprerë.
 Pandispanjës së pjekur ia largojmë letrën dhe e presim në dy pjesë. Mbi copën e parë të pandispanjës hedhim nga kremi i përgatitur. Mbi kremin e vëmë edhe copën e dytë të pandispanjës. Tortën me krem e presim në tetë copë. Me një sitë hedhim mbi të sheqer pluhur.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!