Koha e përgatitjes: 40 minuta
Kompleksiteti: lehtë
PËRGATITJA:
- 150 gr sheqer pluhur
- 5 lugë miell
- 4 vezë
- 200 gr gjalpë
- 150 ml qumësht
- 50 gr çokollatë për gatim
- 300 gr arra të grira
- miell kokosi
Së pari thyejmë 4 vezë dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat.Të bardhat e vezës i vëmë në një enë të madhe e të thellë, ndërsa të verdhat i vëmë në një enë tjetër. Në enën për përzierje vëmë 140 gr gjalp dhe 120 gr sheqer pluhur. Përziejmë me mikser, derisa gjalpi të shkumëzohet. I shtojmë katër të verdhat e vezës dhe përziejmë me mikser. Me mikser i rrahim edhe katër të bardhat e vezës dhe i shtojmë në enën për përzierje dhe përziejmë me tel kuzhine. Shtojmë edhe 150 gr arra të grira dhe përziejmë, derisa masa të bëhet homogjene. Përziejmë me lugë dhe e shtojmë miellin. Në tavën për pjekje, të lyer me gjalpë e hedhim brumin për ëmbëlsira dhe pjekim 15 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
Ndërkohë, në tenxhere e hedhim qumështin dhe e vëmë në zjarr. Në një enë të madhe të thellë i hedhim arrat e grira të mbetura dhe sheqerin pluhur. Qumështin e nxehtë e shtojmë në enë, duke përzier me lugë.Shtojmë 50 gr gjalpë dhe çokollatën. përziejmë me lugë derisa të shkrihet gjalpi dhe çokollata. Pasi piqet, pandispanjën e lëmë të ftohet. Mbi pandispanjën e hedhim kremin e përgatitur. Mbi tortë hedhim miell kokosi. Pastaj e presim një copë drejtëkëndëshe.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!