Thursday, May 9, 2013

Pashtetë role

Kategoria: Pjata të para                                    

Koha e përgatitjes: 90 minuta
Kompleksiteti: mesatare

Për 4 persona

PËRGATITJA:

  • 300 gr mish i grirë
  • 1 pashtetë
  • 200 gr miell
  • 1 kokë qepë
  • 2 lugë bukë e grirë
  • 1 kastravec turshi
  • 3 vezë
  • 1 tharm i freskët
  • 1 spec i kuq
  • 100 gr gjalpë
  • 1 kub supë e gatshme
  • 2 lugë lëvozhga soje
  • 1 lugë kafeje piper i kuq
  • 1 lugë mustardë
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
 Në një enë të madhe e të thellë i vëmë lëvozhgat e sojes dhe bukën e grirë. Shtojmë ujë, përziejmë dhe i lëmë të qëndrojnë anash për 15 mninuta.
 Në një enë tjetër e vëmë miellin, të verdhën e vezës, gjalpin e shkrirë dhe tharmin e zbutur në ujë. Brumin e ngjeshim me dorë. Hedhim kripë dhe vazhdojmë ta ngjeshim. Brumin e lëmë të qëndrojë derisa ta përgatisim përmbajtjen për brendi.
 Në vajin e nxehtë e skuqim qepën. Pasi zbutet qepa në tenxhere e shtojmë mishin e grirë. Përziejmë dhe hedhim kripë dhe piper të zi. Gjatë skuqjes, në tenxheren me mish hedhim me garuzhdë nga supa e zier dhe përziejmë. Pasi skuqet mishi, në tenxhere i shtojmë lëvozhgat e sojës dhe bukën e grirë të kulluara.
 Tenxheren e heqim nga zjarri dhe e shtojmë kastravecin turshi, të prerë në copë të imëta, mustardën dhe pashtetën. Përziejmë dhe e shtojmë specin e prerë në copë. E shtojmë edhe piperin e kuq dhe një vezë. Përziejmë, derisa të bashkohet masa.
 Brumin e nxjerrim nga ena dhe e përhapim një petë. Mbi petën e hedhim përmbajtjen nga tenxherja. Mbi përmbajtjen e grijmë një vezë të zier. Pastaj, e mbështjellim rolenë.
 Skajet e rolesë i mbyllim me brumë, që të mos derdhet brendia. Në tavë hedhim vaj dhe e shpërndajmë me furçë. Tavën e mbulojmë me letër dhe mbi të e vëmë rolenë. Me thikë rolesë i bëjmë disa vija, në formë bakllave. rrahim një të verdhë të vezës dhe me të e lyejmë rolenë.
 Tavën e vëmë në furrë. Pjekim rreth 1 orë, në temperaturë prej 225 gradë.
 Rolenë e pjekur e presim në copë. Copët e rolesë i rendisim shkallë-shkallë në pjatën për servirje. Zbukurojmë me topa shtalpe. Në fund vëmë degë majdanozi france.
 Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Muscat Frontignan, me nuanca të gjelbra e të verdha. Është e pasur me aromat e luleve të muskatit, trëndafilit dhe mandarinave. Ka një shije mirë të balancuar dhe diskrete e cila qëndron për një kohë të gjatë. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!