Kompleksiteti: mesatar
PËRGATITJA:
- 9 vezë
- 9 lugë sheqer
- 200 gr arra të grira
- 250 gr sheqer
- 1 portokall
- 50 gr sheqer
- 150 gr gjalpë
- 50 gr çokollatë për gatim
- 200 ml qumësht
- 6 lugë bajame të grira
- 1 lugë miell
E ziejmë qumështin dhe e hedhim sipër arrave të grira. I thyejmë 5 vezë dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të bardhat e vezës dhe 5 lugë sheqer i rrahim me mikser. Pasi shkrihet sheqeri në enë i shtojmë edhe të verdhat e vezëve. E shtojmë miellin dhe bajamet dhe përziejmë derisa të bashkohet masa.
Kallëpin e lyejmë me gjalpë. Në kallëp e derdhim brumin për pandispanjë. Kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta në temperaturë prej 180 gradë.
Fillojmë me përgatitjen e kremit. E shkrijmë çokollatën në enë mbi avull. I thyejmë 4 vezët e mbetura dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. I rrahim me mikser të verdhat e vezës, 4 lugë sheqer, arrat e zbutura në qumësht, çokollatën e grirë dhe të ftohur, e grijmë lëvozhgën e portokallit dhe e shtojmë lëngun e një gjysmë portokalli. E rrahim gjalpin me mikser dhe e shtojmë në enën me krem. Kremin e rrahim me mikser.
Në tiganin në zjarr hedhim 250 gr sheqer, shtojmë një gotë ujë dhe e lëmë shërbetin të ziejë. I rrahim me mikser të bardhat e vezës dhe shtojmë 50 gr sheqer. Duke i rrahur pandërprerë, dalngadalë e shtojmë sherbetin dhe fitojmë krem pana.
Me kremin e parë e lyejmë tërë pandispanjën. Kremin pana e vëmë sipër kremit të parë. Kremin pana të mbetur e vëmë në shiringë kuzhine. Me ndihmën e shiringës, i zbukurojmë pjesët anësore dhe pjesën e sipërme të tortës me krem pana. Në mes të tortës hedhim arra të grira.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!