Monday, May 6, 2013

Picë me makarona


Koha e përgatitjes: 40 minuta                      
Kompleksiteti: lehtë

Për 4 persona

PËRGATITJA
  •          ½ kg makarona spirale
  •          300 gr sallam
  •          400 gr shampinjona të freskëta
  •          300 gr kaçkavall
  •          1 lugë kafeje rigon
  •          200 ml shtalp
  •          100 gr keçap
  •          Vaj
  •          Kripë dhe piper i zi

Në tenxheren me ujë në zjarr hedhim vaj dhe kripë dhe i ziejmë makaronat. Makaronat i derdhim në kullojsë, i shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe i lëmë të kullojnë. Shampinjonat i presim në fije të holla dhe i skuqim në vaj.
Hedhim vaj në enën e qelqit rezistuese ndaj zjarrit dhe në të e vëmë gjysmën e makaronave të kulluara. Pastaj në enë i vëmë shampinjonat e skuqura. Sipër i hedhim makaronat e mbetura. Hedhim sipër kripë , piper të zi, keçap dhe rigon. Në enë e hedhim shtalpin , përziejmë me lugë dhe i rendisim fetat e sallamit. Sipër sallamit e hedhim kaçkavallin e grirë. Enën e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta , në temperaturë prej 200 gradë.
Picën me makarona e presim në copë. Një copë vëmë në pjatën për servirje. Pjatën e zbukurojmë me një gjeth sallate jeshile, mbi të cilën vëmë tre topa shtalpë. Në anën tjetër vëmë feta domatesh. Zbukurimin e përfundojmë me një degë kopri.
Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Rizling.me aromë frutash dhe freski karakteristike dhe me një finish të gjatë dhe të thatë.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!