Kompleksiteti: mesatare
PËRGATITJA:
- 2 të verdha të vezës
- 1 filxhan kafe
- 12 lugë arra të grira
- 120 gr sheqer
- 6 vezë
- 1/2 l shtalp
- 30 ml rum
- 100 gr margarinë
- 12 lugë bukë e grirë
- 125 gr margarinë
- 120 gr sheqer pluhur
- 120 gr arra
Së pari i thyejmë 6 vezët dhe i ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezës. të verdhat i hedhim në enën për përzierje, ndërsa të bardhat në një enë të madhe e të thellë. Në enën për përzierje shtojmë 100 gr margarinë dhe 120 gr sheqer. Përziejmë me mikser derisa të shkrihet sheqeri.
Me mikser i rrahim edhe të bardhat e vezës dhe e shtojmë sheqer vaniljen. Rumin e hedhim në bukën e grirë, të cilën e shtojmë në enën për përzierje. Përsëri përziejmë me mikser derisa të fitojmë një masë homogjene. Në enë i shtojmë të bardhat e vezës të rrahura dhe përziejmë me lugë. Shtojmë edhe 12 lugë arra të grira dhe përsëri përziejmë me lugë, derisa masa të bëhet homogjene. Në fund, në brumin e bërë shtojmë dy lugë kafe të zier.
Kallëpin për pjekje e lyejmë me margarinë dhe në të e shprazim brumin e përgatitur për pandispanjë. pjekim 15 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
Ndërkohë i thyejmë dy vezët e mbetura dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat i hedhim në enën për përzierje ndërsa të bardhat në një enë anash. Në enën për përzierje shtojmë 125 gr margarinë dhe 120 gr sheqer pluhur dhe përziejmë me mikser. Përziejmë derisa margarina të bëhet e shkumosur. Shtojmë 3 lugë kafe të zier dhe 125 gr arra të bluara. Përsëri përziejmë me mikser derisa masa të bashkohet. Në enën për përzierje e hedhim shtalpin dhe me të e bëjmë kremin pana.
Pandispanjën e pjekur e presim në dy pjesë. Copën e parë e vëmë në pjatën për torta dhe mbi të hedhim nga kremi i përgatitur. Këtë krem e mbulojmë me kremin pana. Mbi kremin pana e vëmë copën e dytë të pandispanjës. Kremin pana të mbetur e vëmë në shiringën e kuzhinës, me të cilën i zbukurojmë pjesën anësore dhe pjesën e sipërme të tortës.
Në mes të tortës vëmë vishnje kompoti.

Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!