Kompleksiteti: lehtë
PËRGATITJA:
- 300 gr arra të grira
- 300 gr biskota
- 300 gr çokollatë për gatim
- 300 gr sheqer
- 250 gr margarinë
- 2 dl ujë
Në tenxhere në zjarr hedhim ujin, sheqerin dhe margarinën. Në tavolinë me petës i grijmë biskotat. Biskotat e grira i vëmë në një pjatë. Pasi shkrihet margarina, tenxheren e heqim nga zjarri dhe përmbajtjen e vendosim në një enë të madhe e të thellë. Në enë i shtojmë biskotat e grira dhe arrat e grira. përziejmë derisa të fitojmë një masë homogjene.
Pastaj, gjysmën e masës e vëmë mbi tavë për pjekje të kthyer nga prapa. Në gjysmën tjetër e copëtojmë çokollatën. Pastaj, nga masa ngjyrë kafe vëmë mbi masën e verdhë. E lëmë të ftohet.
Çokollatën e shkrijmë në avull. Shtojmë edhe vaj që çokollata të fitojë shkëlqim. Çokollatën e shkrirë e hedhim mbi masën dhe shpërndajmë në tërë sipërfaqen e bajaderës.
Bajaderën e presim në copë.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!
Bajaderën e presim në copë.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!