Thursday, May 16, 2013

Kokos sallam

Kategoria: Ëmbëlsira                                      

Koha e përgatitjes: 30 minuta
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:

  • 300 gr biskota
  • 125 gr margarinë
  • 100 gr sheqer pluhur
  • 200 gr sheqerka zhele
  • 2 lugë kakao
  • 150 gr kokos
  • 2 vezë
  • 250 gr sheqer pluhur
  • 250 gr margarinë
  • 4 lugë qumësht
  • 3 lugë rum
 Në tavolinën e punës me petës i grijmë biskotat dhe i vëmë në enën për përzierje. Në enë i shtojmë dy vezët, kakaon, 100 gr sheqer pluhur, qumështin, rumin dhe margarinë. Përziejmë me mikser derisa të fitojmë një masë homogjene.
 Në tavolinë vëmë një fletë plastmasi dhe mbi të hedhim masën nga ena për përzierje. Masën e rrafshojmë dhe e mbyllim me plastmasin. Me ndihmën e petëses e rrafshojmë masën.
 Në enë për përzierje vëmë 250 gr margarinë dhe 250 gr sheqer pluhur. Përziejmë me mikser dhe e shtojmë kokosin. Përziejmë derisa të fitojmë një masë homogjene. Sheqerkat zhele të prera në copë të imëta i hedhim në enën për përzierje. Me thikë vëmë nga kremi mbi masën e gatshme. Kremin e shpërndajmë në tërë sipërfaqen. Pastaj me ndihmë të plastmasit bëjmë formë roleje. Kokos sallamin e lëmë të ftohet. Pasi ftohet, ia largojmë fletën e plastmasit dhe kokos sallamin e presim në copë.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!