Sunday, May 12, 2013

Pite me shampinjona

Koha e përgatitjes: 80 minuta                              

Kompleksiteti: lehtë


PËRGATITJA:

  • 1/2 kg petë të gatshme
  • 400 gr shampinjona të freskëta
  • 200 ml qumësht
  • 5 vezë
  • 200 ml shtalpë
  • 100 ml ujë me gaz
  • 50 gr gjalpë
  • 1 kokë qepë
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
 Në tiganin në zjarr hedhim 50 gr gjalpë. Në gjalpin e shkrirë e skuqim qepën e grirë. Pasi zbutet qepa në tigan i shtojmë shampinjonat e prera në fije të holla.
 Në enë të thellë i thyejmë vezët dhe i rrahim me tel kuzhine. Në vezët e rrahura e shtojmë shtalpën, qumështin dhe ujin me gaz. Përziejmë me tel derisa të bashkohet masa.
 Tavën e lyejmë me gjalpë. Në tavë e vëmë një petë të paltuar përgjysmë. Sipër saj e vëmë një petë duke i lënë skajet jashtë tavës. Sipër petëve vëmë nga shampinjonat. Në tavë vëmë edhe një petë. Skajet e petës i kthejmë nga brendia. Përsëri vëmë kërpudha. Vëmë petë dhe kërpudha derisa ti harxhojmë të gjitha. Petën e fundit e paltojmë përgjysmë dhe e vëmë në tavë. E mbulojmë me skajet e petës të cilat janë jashtë tavës. Pastaj, piten e presim në copë. Sipër pites e hedhim masën me vezë dhe em shtalpë.
 Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 45 minuta në temperaturë prej 250 gradë. Copët e pites i nxjerrim nga tava dhe shkallë-shkallë dhe në rreth i rendisim në dërrasën për servirje. Mbi çdo copë pite vëmë nga një fetë domateje. Sipër copës në mes të dërrasës vëmë 4 topa shtalpë.
          Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit Traminer me ngjyrë të artë të vërdheme dhe erë të theksuar muskati nga përzierja e luleve, erëzave dhe fruteve. Serviret në temperature prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!