Wednesday, May 8, 2013

Role e dehur

Koha e përgatitjes: 90 minuta                
 Kompleksiteti: mesatar


PËRGATITJA:
Për pandispanjë

  • 300 gr sheqer
  • 100 ml ujë
  • 300 gr arra të grira
  • 10 vezë
  • 2 lugë kakao
  • 150 ml raki
  • 1/2 pako kanellë
  • 1 limon 
  • 1 lugë kanellë
Për krem
  • 250 gr sheqer pluhur
  • 750 ml qumësht
  • 5 lugë sheqer
  • 250 gr gjalpë
  • 2 pako buding vanilje
  • 50 gr kokos
  • 50 gr hurma
Për zbukurim
  • 3 pako krem pana
  • 375 ml qumësht
 Fillojmë me përgatitjen e pandispanjës. Në tenxhere në zjarr hedhim 300 gr sheqer dhe 100 ml ujë. pasi zien shërbeti tenxheren e heqim nga zjarri. Pastaj në tenxhere i hedhim arrat e grira. Përziejmë me lugë dhe  elëmë masën të ftohet.
 Fillojmë me përgatitjen e kremit. Në tenxhere në zjarr hedhim gati tërë qumështin dhe 6 lugë sheqer. Në enën me pluhurin për buding e shtojmë qumështin e mbetur dhe përziejmë me tel. Duke përzier pandërprerë në tenxheren me qumësht të valuar e shtojmë budingun e zbutur me qumësht. Pasi budingu të fitojë dendësinë e duhur, tenxheren e heqim nga zjarri. E lëmë budingun të ftohet.
 Vazhdojmë me përgatitjen e pandispanjës. I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të bardhat i hedhim në enë të thellë, ndërsa të verdhat i hedhim në enën për përzierje. Pastaj, të verdhat e vezëve i rrahim me mikser. Në enën për përzierje e shtojmë masën me sherbet dhe me arra të grira. Përziejmë me lugë dhe e shtojmë kakaon, rakinë dhe kanellën. Në anën e shpeshtë të rendes në enën për përzierje e grijmë lëkuren e limonit. E shtojmë miellin dhe përziejmë me lugë derisa të fitojmë një masë homogjene. Pastaj em mikser i rrahim të bardhat e vezëve. Në enën e thellë me të bardhat e rrahura e shtojmë masën nga ena për përzierje. Përziejmë me lugë derisa të bashkohet masa.
 Në tavë shtrojmë një letër dhe në të e derdhim brumin për pandispanjë. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta në temperaturë prej 200 gradë.
 Vazhdojmë me përgatitjen e kremit. Në enën për përzierje e hedhim gjalpin dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim me mikser, derisa gjalpi të fillojë të shkumohet. Në enë e shtojmë budingun e ftohur dhe përziejmë me mikser derisa të fitojmë një masë homogjene. Gjysmën e masës e vëmë në enë tjetër dhe në të hedhim kokosin. Hurmat i presim në copë të imëta dhe i shtojmë në enën e parë.
 Pandispanjën e pjekur e presim në tri shirite të njejta. Shiritin e parë të pandispanjës e vëmë mbi tabaka për torta. Sipër vëmë nga kremi me kokos. Sipër kremit e vëmë shiritin e dytë të pandispanjës. Sipër vëmë nga kremi me hurma. Sipër e vëmë shiritin e tretë të pandispanjës.
 E përgatisim kremin pana. Në enë të thellë e hedhim qumështin dhe pluhurin për krem pana. I rrahim derisa kremi pana të fitojë dendësinë e duhur. Kremin pana e vëmë në shiringë të kuzhinës. Me ndihmën e shiringës i mbulojmë pjesët anësore dhe të sipërme të tortës. Sipër hedhim çokollatë të grirë. Zbukurimin e përfundojmë me një lule në mes të tortës.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!