Kompleksiteti: lehtë
PËRGATITJA:
- 250 gr sheqer pluhur
- 200 gr marmelatë kajsie
- 2 vezë
- 250 gr bajame të grira
I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të bardhat i hedhim në enën për përzierje ndërsa të verdhat në një enë anash. Të bardhat i rrahim me mikser. Në enën me të bardhat e rrahura e shtojmë sheqerin pluhur. Pastaj në enë shtojmë 100 gr marmelatë dhe vazhdojmë ti rrahim me mikser. I shtojmë bajamet e grira dhe pasi bashkohet masa e fikim mikserin.
Vaxhdojmë ta ngjeshim brumin me duar në tavolinë në të cilën kemi hedhur miell. Me petës nga brumi hapim një petë. Me kallëpin e kaluar në miell, nga peta nxjerrim forma të rrumbullakëta.
Në tavë shtojmë një letër. Format i vendosim në tavë. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta në temperaturë prej 180 gradë.
Me lugë kafeje me marmelatë lyejmë një pogaçë. Sipër marmelatës vëmë edhe një pogaçë. Në të njejtën mënyrë i përgatisim të gjitha pogaçat. Në pjatën për servirje vendosim 4 pogaça. Sipër tyre hedhim bajamet e grira.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!