Friday, May 3, 2013

Syri i vjehrrës

Koha e përgatitjes: 20 minuta
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:

  • 300 gr biskota
  • 200 gr fiq i thatë
  • 100 gr gjysma thelpinj arrash
  • 250 gr gjalpë
  • 50 gr çokollatë për gatim
  • 300 gr sheqer
  • 16 lugë ujë
 Fiqve ua heqim bishtat dhe sipër tyre hedhim ujë të valuar, për t'u zbutur. I thërrmojmë biskotat me petës dhe i vëmë në enë të madhe e të thellë. Në tenxhere në zjarr e hedhim ujin dhe sheqerin. Pasi zien sheqeri, në tenxhere e shtojmë gjalpin. Përmbajtjen nga tenxherja e shtojmë në enën e thellë. Çokollatën e thyejmë dhe e shtojmë në enë. Përziejmë që çokollata të shkrihet më shpejt. 
 E hapim fikun e parë. Në brendi të fiqve vëmë nga dy gjysma thelpinj arrash. Me dorë marrim nga brumi nga ena e thellë. E shtypim brumin me duar dhe në mes të brumit e vëmë fikun. Me duar bëjmë një top. Topat i kalojmë në kokos dhe i rendisim në pjatë. Pasi shtrëngohen çdo top e presim përgjysmë.
 Ëmbëlsirat i rendisim në pjatën për servirje.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!