Koha e përgatitjes: 30 minuta
Kompleksiteti: lehtë
Për 4 persona
PËRGATITJA:
- 70 gr mushkëri pule
- 200 gr gjizë
- 200 gr djath i shkrirë
- 100 gr suxhuk i tymosur
- 50 ml majonezë
- 100 gr gjalpë
- 6 vezë
- 1 lugë majonezë
- 1 lugë mustardë
- 60 gr gjalpë
- 2 thelpinj hudhër
- vaj
- kripë dhe piper i zi
100 gr gjalpë rrahim me mikser. E shtojmë djathin e shkrirë, gjizën, majonezën dhe hudhrën e shtypur dhe vazhdojmë ti rrahim me mikser, derisa të bashkohet masa.
Një enë të thellë e mbulojmë me fletë plastmasi. Në pjesët anësore të enës rendisim feta të holla suxhuku të tymosur. Pastaj enën e mbushim me përmbajtjen nga ena për përzierje dhe e rrafshojmë sipërfaqen. Përsëri rendisim feta suxhuku të tymosur. Në enë e shtojmë përmbajtjen e mbetur nga ena për përzierje. Edhe në anën e sipërme rendisim feta të holla suxhuku. Enën e vëmë në ngrirje që të shtrëngohet përmbajtja.
Në tigan në zjarr hedhim vaj. Mushkëritë e pulës i skuqim në vaj. Vezëve të ziera ua presim skajet, për të fituar një sipërfaqe të rrafshët dhe i presim përgjysmë. Gjysmat e të bardhave të vezës i rendisim në pjatë.
Në enë shtojmë 60 gr gjalpë dhe e rrahim me mikser. Mushkëritë i presim në copë shumë të imëta dhe i vëmë në enën me gjalpë nëpërmjet kullojsës. Edhe të verdhat e vezës i shtypim me lugë në kulojsën mbi enë. Në enë shtojmë një lugë mustardë, një lugë majonezë, kripë dhe piper të zi dhe përziejmë me mikser.
Masën nga ena e madhe e mbushim në shiringën e kuzhinës. Me shiringë i mbushim gjysmat e të bardhave të vezës në pjatë.
Një spec të kuq e presim në kube të vogla. Nga një copë kub speci vëmë mbi përmbajtjen në gjysmat e vezëve. Fletët e sallatës jeshile i presim në copë shumë të imëta dhe i rendisim në pjatën për servirje në formë kurore.
Bombën e shëllirtë të shtrënguar e vëmë në mes të kurorës nga sallata jeshile. Rreth saj i servirim vezët e mbushura. Në mes të bombës së shëllirtë zbukurojmë me një ulli.
Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Muscat Frontignan, me nuanca të gjelbra e të verdha. Është e pasur me aromat e luleve të muskatit, trëndafilit dhe mandarinave. Ka një shije mirë të balancuar dhe diskrete e cila qëndron për një kohë të gjatë. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!