Wednesday, May 8, 2013

Figaro

Koha e përgatitjes: 30 minuta                                              
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:

  • 50 gr çokollatë për gatim
  • 1 pako obllanda
  • 300 gr gjalpë
  • 300 gr sheqer
  • 8 vezë
  • 300 gr arra
  • 300 gr sheqer
  • 50 gr arra të grira
 Gjalpin e vëmë të shkrihet mbi avull. Në gjalpin e shkrirë shtojmë 300 gr sheqer dhe përziejmë me tel kuzhine. I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat e vezës i hedhim në enë në zjarr dhe vazhdojmë të përziejmë. Pas një kohe të shkurtër enën e largojmë nga zjarri. Duke përzier me telin e kuzhinës, në enë i shtojmë arrat e thërrmuara dhe arrat e grira.
 Në tenxhere tjetër në zjarr hedhim 300 gr sheqer dhe e përziejmë, derisa të karamelizohet. Pastaj duke përzier pandërprerë me telin e kuzhinës, në enë me të verdhat e vezës dhe arrat e shtojmë karamelën. Përmbajtjen e lëmë të ftohet. Mbi obllandën vëmë nga përmbajtja nga tenxherja. Përmbajtjen e përhapim mbi tërë obllandën. Sipër vëmë edhe një obllandë. E shtypim me dorë që të ngjitet për përmbajtjen. Sipër saj, e vëmë përmbajtjen e mbetur dhe e përhapim në tërë sipërfaqen. Mbi të e vëmë obllandën e tretë., por me sipërfaqen e rrafshët nga ana e sipërme. E shtypim me duar që të ngjitet.. Pastaj e lëmë të ftohet.
 Me thikë obllandat e mbushura i presim në copë drejtkëndëshe. Me ndihmë të fishekut, copët e ëmbëlsirës figaro i zbukurojmë me çokollatë të shkrirë. Me lugë, sipër hedhim lajthi të grira. Copët e ëmbëlsirës figaro i rendisim në pjatën për servirje.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!