Koha e përgatitjes: 90 minuta
Kompleksiteti: mesatare
Për 4 persona
PËRGATITJA:
- 1 krap
- 2 karota
- 2 kokë qepë
- 5 thelpinj hudhër
- 1 limon
- majdanoz
- rigon
- erëza të përziera
- 2 dl verë e bardhë
- vaj
- kripë dhe piper i zi
Në tigan hedhim qepë të grirë, karota të grira, shtojmë vaj dhe kripë dhe përziejmë. Krapin e pastruar dhe të larë e presim në disa vende nga të dy anët. Mbi krapin hedhim kripë, nga jashtë, në pjesët e prera dhe në brendi. Në një enë i përziejmë erëzat e përziera, rigonin lëkurën e limonit të grirë në rende, hudhrën e grirë dhe vajin. Me këtë përzierje e lyejmë peshkun në të gjitha anët dhe në brendi. Në tavën për pjekje hedhim vaj dhe e vëmë krapin. Në tiganin në zjarr e shtojmë majdanozin e grirë, hudhrat e grira të mbetura dhe erëza të përziera. Me përmbajtjen nga tiganin e mbushim brendinë e krapit. Në pjesën e mbetur në tigan shtojmë verë të bardhë, vaj dhe lëngun e një limoni. I përziejmë dhe i hedhim mbi krapin. Tavën e vëmë në furrë dhe pjekim një orë, në temperaturë prej 220 gradë.
Tavën me krapin e pjekur e nxjerrim nga furra. Në pjatën për servirje të peshkut, vëmë patate të ziera. Në pjatë e vëmë krapin e mbushur. Mbi krapin vëmë nga përmbajtja në tavë. Limonin e presim në gjysmërrathë, të cilat i vëmë pjesët e prera të krapit. Zbukurojmë me degë majdanozi.
Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Muscat Frontignan, me nuanca të gjelbra e të verdha. Është e pasur me aromat e luleve të muskatit, trëndafilit dhe mandarinave. Ka një shije mirë të balancuar dhe diskrete e cila qëndron për një kohë të gjatë. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!