Për 4 persona
PËRGATITJA:
- 1 kg patate
- 2 konzerva sardele
- 4 vezë
- 50 gr miell
- 1 lugë kafeje aditiv për brumë
- vaj
- kripë dhe piper i zi
I qërojmë
patatet e ziera dhe i grijmë në enë të madhe e të thellë. Në enë i thyejmë
vezët, e shtojmë aditivin për brumë dhe miellin dhe hedhim kripë. Përziejmë me
lugë, derisa të bashkohet masa.
Në tavë hedhim vaj dhe me furçë e lyejmë tërë brendinë e saj. Me duar marrim nga brumi dhe i formësojmë qoftet.Pastaj, qoftet i vëmë në tavë. Me gisht, në mes të çdo qofteje bëjmë nga një vrimë. Në vrimat vëmë nga një copë sardele. Tepsinë e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
Qoftet e pjekura i rendisim në pjatën për servirje. Zbukurojmë me rrathë gogozhareje dhe me degë majdanozi.
Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Muscat Frontignan, me nuanca të gjelbra e të verdha. Është e pasur me aromat e luleve të muskatit, trëndafilit dhe mandarinave. Ka një shije mirë të balancuar dhe diskrete e cila qëndron për një kohë të gjatë. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!