Kompleksiteti: mesatare
PËRGATITJA:
- 120 gr margarinë
- 100 gr çokollatë për gatim
- 250 gr arra të grira
- 150 gr sheqer
- 120 gr sheqer pluhur
- 1 sheqer vanilje
- 50 ml ujë
Së pari në tenxhere e vëmë sheqerin, e shtojmë ujin, e vëmë në zjarr she e përziejmë që të shkrihet sheqeri. Tenxheren e heqim nga zjarri. Sherbetin e vëmë në një enë të madhe e të thellë, në të cilën i shtojmë arrat e grira dhe i përziejmë, që të bashkohen arrat me sheqerin.
Në enën për përzierje e vëmë margarinën dhe e shtojmë edhe sheqerin pluhur. Çokollatën e thyejmë në copë dhe e shkrijmë në avull. Në enën me çokollatë shtojmë vaj, që të fitojë shkëlqim.Pastaj, në enën për përzierje shtojmë një sheqer vanilje dhe përziejmë me mikserin elektrik.Përmbajtjen nga ena e madhe e vëmë në enën për përzierje.Përziejmë, që të fitojmë një masë homogjene.Pastaj, me dorë marrim nga masa në enë dhe krijojmë piramida.Pjesën e sipërme të piramidave e kalojmë në çokollatën e shkrirë.Piramidat me arra i rendisim në pjatën për servirje.Mbi çdo piramidë hedhim miell kokosi.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!