Tuesday, May 7, 2013

Tortë andrashi

Koha e përgatitjes: 70 minuta          
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:
  • 6 lugë miell
  • 6 vezë
  • 150 gr sheqer
  • 1 limon
  • 150 gr bajame
  • 70 gr çokollatë për gatim
  • 250 gr gjalpë
  • 300 gr sheqer
  • 4 vezë
  • 200 ml shtalp
  • 1/2 pako aditiv për brumë
  • 1 lugë çokollatë pluhur
 Në enën për përzierje thyejmë 6 vezë, shtojmë 150 gr sheqer dhe i rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri. Çokollatën pluhur dhe aditivin për brumë i shtojmë në enën me miell. Përziejmë dhe miellin e hedhim në enën për përzierje. Përziejmë me lugë derisa të bashkohet masa. Kallëpin e lyejmë me gjalpë dhe e derdhim në të brumin për pandispanjë. Kallëpin e fusim në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë. Në tenxheren në zjarr e hedhim sheqerin dhe e skuqim derisa të karamelizohet. I shtojmë bajamet e thërrmuara dhe i përziejmë gjatë skuqjes.
 Në tavën, në të cilën kemi shtruar një fletë alumini, hedhim vaj. Me furçë kuzhine e lyejmë fletën e aluminit dhe në tavë e hedhim përmbajtjen nga tenxherja.
 Katër vezët e mbetura i thyejmë në enën për përzierje, shtojmë 150 gr sheqer dhe i rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri. Vezët e rrahura i ziejmë në enë mbi avull. Në enë e copëtojmë çokollatën dhe përziejmë, që të shkrihet më shpejtë. Masën e karamelizuar me bajame e grijmë në makinë për arra. Në enën për përzierje e hedhim gjalpin dhe e rrahim me mikser. E shtojmë kremin me vezë dhe me çokollatë. E shtojmë edhe masën e grirë nga sheqeri dhe bajamet. I rrahim me mikser derisa të bashkohet masa. Pandispanjën e pjekur e presim në tri copë të njejta. Mbi copën e parë vëmë nga kremi. E vëmë copën e dytë. Edhe atë e lyejmë me krem. Sipër e vëmë copën e tretë.
 Në enën për përzierje e hedhim shtalpin. E rrahim me mikser derisa kremi pana të fitojë dendësinë e duhur. Tortën e vëmë në tabaka për torta. Me krem pana e lyejmë pjesën e sipërme të tortës. kremin pana të  mbetur e mbushim në shiringë të kuzhinës. Me ndihmën e shiringës zbukurojmë pjesët anësore të tortës. I zbukurojmë edhe skajet e sipërme të tortës. Kremin e mbetur e vëmë në shiringë dhe me të e zbukurojmë tortën. Me copë portokalli e përfundojmë zbukurimin e tortës andrashi.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!