Wednesday, May 29, 2013

Role me obllanda dhe me jafa keks

Koha e përgatitjes: 30 minuta        
Kompleksiteti: mesatare


PËRGATITJA:

  • 24 copë jafa keks
  • 18 lugë arra të grira
  • 1 obllandë
  • 1 portokall
  • 1/2 pako margarinë
  • 16 lugë sheqer
  • 5 lugë bollgur (griz)
  • 350 ml ujë
  • 4 pako sheqer vanilje
 Obllandën e mbështjellim me leckë të lagur për tu zbutur. Në tenxhere në zjarr e hedhim ujin, sheqerin dhe margarinën dhe i ziejmë derisa të shkrihet sheqeri dhe margarina. E shtojmë bollgurin (grizën) në tenxhere, përziejmë me tel kuzhine dhe e kthejmë tenxheren në zjarr. Përziejmë pandërprerë me tel dhe pasi kremi e fiton dendësinë e duhur e heqim tenxheren nga zjarri. Duke përzier vazhdimisht me tel, në tenxhere  ehedhim sheqer vaniljen dhe arrat e grira. E lëmë kremin të ftohet.
 E shpalojmë obllandën nga lecka dhe e lyejmë me gjysmën e kremit. E shtrydhim portokallin dhe çdo jafa keks e kalojmë në lëngun e portokallit dhe i vëmë sipër kremit. Sipër vëmë kremin e mbetur. Me ndihmë të leckës e paltojmë në formë roleje. E lëmë rolenë të ftohet.
 Rolenë e presim në copë të pjerrëta me trashësi prej 1 cm. Copët e rolesë i rendisim shkallë-shkallë në pjatë për servirje.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.


Ju bëftë mirë!