Sunday, May 26, 2013

Tortë tigër

Koha e përgatitjes: 60 minuta  
Kompleksiteti: mesatare

PËRGATITJA:
Për pandispanjë

  • 5 vezë
  • 5 lugë sheqer
  • 5 lugë miell
  • 1 pako aditiv për brumë
Për krem
  • 2 vezë
  • 10 lugë sheqer
  • 250 gr gjalpë
  • 250 gr arra të grira
  • 100 gr çokollatë për gatim
  • 1/2 l qumësht
Për zbukurim
  • 2 pako krem pana
  • 200 ml qumësht
 Fillojmë me përgatitjen e pandispanjës. Në enën për përzierje theyjmë 5 vezë dhe hedhim 5 lugë sheqer dhe i rrahim me mikser. Pasi shkrihet sheqeri e fikim mikserin. Aditivin për brumë e shtojmë në enën me miell, përziejmë dhe miellin e shtojmë në enën për përzierje. Përziejmë me lugë derisa të fitojmë një masë homogjene.
 Tavën e mbulojmë me letër. Në tavë e derdhim brumin për pandispanjë dhe e rrafshojmë sipërfaqen. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta në temperaturë prej 200 gradë.
 Ndërkohë, e përgatisim kremin. Qumështin e  hedhim në tenxhere në zjarr. Në enën për përzierje thyejmë 2 vezë dhe hedhim 7 lugë sheqer dhe i rrahim me sheqer. Pasi shkrihet sheqeri, e fikim mikserin. Duke përzier pandërprerë me tel kuzhine, në tenxhere me qumështin e valuar i shtojmë vezët e rrahura. Pasi kremi e fiton dendësinë e duhur tenxheren e heqim nga zjarri. Çokollatën e thyejmë në copë dhe e shtojmë në kremin e nxehtë. Në tenxhere i shtojmë arrat e grira.
 Në enën për përzierje e shtojmë gjalpin dhe 3 lugë sheqer dhe i rrahim me mikser, derisa gjalpi të fillojë të shkumëzohet. Pastaj në enën për përzierje e shtojmë kremin e ftohur nga tenxherja. I rrahim me mikser derisa të bashkohet kremi.
 Ndërkohë pandispanjën e pjekur e nxjerrim nga tava dhe e copëtojmë në copë të vogla. Copët e pandispanjës i vëmë në enë të thellë. Në enë e shtojmë ehde kremin nga ena për përzierje dhe përziejmë me lugë. Masën nga ena e madhe e vëmë sipër tabakasë për torte dhe me thikë e bëjmë formën e tortës. Në enën për përzierje e hedhim qumështin dhe pluhurin për krem pana. I  rrahim derisa kremi pana të fitojë dendësinë e duhur. Kremin pana e vëmë në shiringën e kuzhinës. Me të së pari e zbukurojmë pjesën anësore dhe pjesën e sipërme të tortës. Sipër kremit pana, në mes të tortës zbukurojmë me vishnje. Sipër kremit hedhim arra të grira.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.

Ju bëftë mirë!