Tuesday, May 21, 2013

Kasato trekëndësh

Koha e përgatitjes: 20 minuta              
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:

  • 200 gr sheqerka zhele
  • 200 gr rrush i thatë
  • 250 gr thelpinj arrash
  • 250 gr sheqer pluhur
  • 300 gr biskota
  • 2 vezë
  • 250 gr gjalpë
 Në enën për përzierje e hedhim sheqerin pluhur dhe gjalpin dhe përziejmë me mikser. Duke përzier pandërprerë i shtojmë vezët. Në enë i shtojmë edhe arrat e grira, sheqerkat zhele të prera në copë dhe rrushin e thatë. Përziejmë që të fitojmë një masë homogjene. I copëtojmë edhe biskotat dhe i shtojmë në enë. Përziejmë përsëri. Përmbajtjen e vëmë në një kallëp drejtkëndësh në të cilin paraprakisht kemi vendosur fletë plastmasi. Kasato ëmbëlsirën e mbështjellim me plastmasin. E lëmë të ftohet. E hapim plastmasin dhe kasato ëmbëlsirën e presim në forma trekëndëshi.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!