Koha e përgatitjes: 20 minuta
Kompleksiteti: lehtë
PËRGATITJA:
- 300 gr lajthi të grira
- 200 gr çokollatë për gatim
- 100 gr sheqer pluhur
- 2 vezë
- 2 pako sheqer vanilje
- 3 ml rum
Në enën për përzierje grijmë 100 gr çokollatë. I shtojmë lajthitë e grira, sheqerin pluhur, sheqer vaniljen dhe rumin. I thyejmë dy vezët dhe në enën për përzierje i shtojmë edhe dy të bardhat e vezës. Përziejmë me mikser derisa të fitojmë një masë homogjene.
Çokolatën e mbetur e thyejmë në copë dhe e shkrijmë mbi avull. Shtojmë edhe vaj që çokollata të fitojë shkëlqim.
Marrim nga masa nga ena për përzierje dhe formojmë bombëza. Njërën gjysmë të bombëzave e kalojmë në çokollatë të shkrirë. Bombëzat e çokollatës i vëmë në shporta letre.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!