Tuesday, May 28, 2013

Buding me anans

>
Koha e përgatitjes: 50 minuta                    
Kompleksiteti: mesatare

PËRGATITJA:

  • 1 konservë ananas rreth 400 gr
  • 3 lugë marmelatë kajsie
  • 120 gr gjalpë
  • 1 portokall
  • 120 gr sheqer pluhur
  • 3 vezë
  • 2 lugë niseshte
  • 120 gr miell
  • 1 pako aditiv për brumë
 Copët e ananasit i presim në kube dhe i vëmë në tenxhere. Në tenxhere e shtojmë pothuajse tërë lëngun e ananasit dhe tenxheren e vëmë në zjarr. Niseshten e përziejmë me lëngun e mbetur të ananasit dhe e shtojmë në tenxheren në zjarr. E shtojmë edhe marmelatën e kajsive dhe përziejmë, derisa të bashkohet masa.
 Në enë qelqi rezistuese ndaj zjarrit, hedhim vaj dhe e lyejmë tërë brendinë e enës. Masën nga tenxherja e derdhim në enën e qelqit. E rrafshojmë sipërfaqen dhe e lëmë të ftohet.
 Në enën për përzierje e shtojmë gjalpin dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim me mikser. Duke e rrahur masën me mikser, në enë një nga një i thyejmë vezët. E fikim mikserin dhe në enë e grijmë lëvozhgën e portokallit. Aditivin për brumë e përziejmë me millin dhe i shtojmë në enën për përzierje. Përziejmë me lugë, derisa të fitojmë një masë homogjene. Masën nga ena për përzierje e vëmë në enën prej qelqit. E rrafshojmë sipërfaqen dhe enën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta në temperaturë prej 200 gradë. Me thikë i lirojmë skajet e budingut nga ena dhe budingun e vëmë në pjatën për ëmbëlsira. Zbukurojmë me tri qershi të sheqerosura në mes të budingut.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!