Monday, May 20, 2013

Mish viçi me perime

Kategoria: Pjata të dyta                              

Koha e përgatitjes: 120 minuta
Kompleksiteti: mesatare
Për 4 persona

PËRGATITJA:

  • 800 gr tul viçi
  • 200 gr lakër e freskët
  • rrënjë selinoje
  • 100 gr karota
  • 1 kokë qepë
  • 1 patate e qëruar
  • lisën
  • kokkra piperi të zi
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
 Hedhim kripë mbi të gjitha anët e mishit dhe e vëmë në tenxhere me ujë në zjarr për zierje. Në tenxhere i shtojmë karotat, patatet dhe rrënjën e selinos të prerë në copë. Qepën e presim në rrathë të cilat i shtojmë në tenxhere. Lakrën e presim përgjysmë dhe e shtojmë në tenxhere. Në tenxhere e thërrmojmë lisnin, i shtojmë kokrrat piper të zi, hedhim kripë, e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë të ziejë për 2 orë.
 Mishin e zierë e presim në 4 copë, të cilat i vendosim në dërrasën për servirje. edhe perimet i vëmë në dërrasën për servirje. Në dërrasë vëmë një enë me shtalpë të cilën e zbukurojmë me fleta majdanozi. Mbi mishin dhe perimet hedhim nga lëngu në të cilin zjenin.
 Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë  kuqe, cilësore e llojit Vranec, me ngjyrë të rubinit të errët dhe të kuqe dhe me aromë të kumbullave të thata, manaferrave dhe stafidheve. Serviret në temperaturë prej 16 deri në 18 gradë.
 Ju bëftë mirë!!!