Koha e përgatitjes: 40 minuta
Kompleksiteti: lehtë
PËRGATITJA:
- 100 gr margarinë
- 200 gr miell
- 100 gr sheqer pluhur
- 120 gr sheqer
- 150 gr margarinë
- 220 gr arra të grira
- 100 gr çokollatë
- 1 vezë
Me mikser e përziejmë miellin, 150 gr margarinë, 120 gr sheqer, dhe të verdhën e një veze. Shtojmë 70 gr arra të grira. Pasi të fitojmë një masë homogjene, brumin e vëmë në tavolinë mbi të cilën kemi hedhur miell. Brumin e ngjeshim me duar dhe prej tij bëjmë petë. Me kallëp nxjerrim forma rrethi të cilat i vendosim në tavë për pjekje. Pjekim 15 minuta në temperaturë prej 180 gradë.
Ndërkohë në enën për përxierje hedhim margarinë dhe sheqerin pluhur dhe përziejmë me mikser derisa të zbardhet margarina. Pastaj në enë e shtojmë të bardhen e vezës dhe 150 gr arra të grira dhe përziejmë me mikser.
Mbi format e pjekura me shiringë kuzhine, hedhim nga kremi i përgatitur. Mbi kremin vëmë edhe nga një formë rrethi.
Pastaj në një enë të thellë e copëtojmë çokollatën. Enën e vëmë mbi një tenxhere me ujë në zjarr që të shkrihet çokollata. Shtojmë edhe vaj. Çdo ëmbëlsirë e lyejmë nga njëra anë me çokollatën e shkrirë dhe me arrat e grira.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!