Koha e përgatitjes: 50 minuta
Kompleksiteti: lehtë
PËRGATITJA:
- 100 gr lajthi të grira
- 50 gr niseshte
- 100 gr miell
- 200 gr sheqer
- 100 gr margarinë
- 1/2 pako aditiv për brumë
- 300 gr karota
- 1 limon
- 5 vezë
Në një tenxhere në zjarr e vëmë margarinën të shkrihet. Pastaj i grijmë karotat në rende, në një enë të madhe e të thellë. Lëngun e një gjysmë limoni e hedhim mbi karotat e grira, që të mos zbardhen. Përziejmë me lugë.
Në një enë tjetër të thellë i hedhim të bardhat e vezës. Në enën për përzierje i hedhim të verdhat e vezës. Në enë për përzierje shtojmë sheqer dhe përziejmë me mikser, derisa të shkrihet sheqeri. Pastaj me mikser i rrahim të bardhat e vezës dhe e shtojmë sheqer vaniljen.
Në enën për përzierje i shtojmë karrotat. Këtë herë përziejmë me lugë. Duke përzier pandërprerë e shtojmë margarinën e shkrirë dhe lajthitë e grira. Në enë i shtojmë të bardhat e vezës të rrahura. Përziejmë, derisa masa të bëhet homogjene.
Aditivin për brumë, miellin dhe niseshten i shtojmë në enë dhe përziejmë me lugë, derisa masa të bëhet homogjene.
Kallëpin e lyejmë me margarinë dhe në të e vëmë brumin për kuglof. Pjekim 30 minuta në temperaturë 180 gradë.

Pas gjysmë ore e nxjerrim kallëpin nga furra dhe kuglofin e kthejmë nga prapa në pjatë. Me kullojsë mbi kuglofin hedhim nga sheqeri pluhur.
Presim një copë kuglof me lajthi dhe karrota.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!