Koha e përgatitjes: 30 minuta
Kompleksiteti: lehtë
Kompleksiteti: lehtë
Për 4 persona
PËRGATITJA
- ½ kg spageti
- 2 Kokë qepë
- 250 gr mish i grirë
- 1 lugë erëza të përziera
- 1 lugë sheqer
- 2 thelpinj hudhër
- Majdanoz
- 200 ml ujë
- 100 ml salcë domatesh
- Vaj
- Kripë dhe piper i zi
Në tenxhere në zjarr me ujë me kripë dhe vaj i
ziejmë spagetit. Spagetit e ziera i derdhim në kullojsë dhe i shpëlajmë me ujë
të ftohtë. E grijmë qepën dhe e skuqim në tiganin me vaj. Pasi zbutet qepa, në
tigan e shtojmë mishin e grirë. Pasi skuqet mishi, në tigan e shtojmë hudhrën e
grirë. Hedhim erëza të përziera dhe majdanozin e grirë. Hedhim kripë dhe piper
të zi. E shtojmë salcën e domates dhe ujin. Pastaj, e shtojmë edhe sheqerin.
Shpagetit e kulluara i vëmë në pjatë të
thellë. Sipër hedhim salcë bolonjeze. Sipër salcës hedhim parmesan. Zbukurojmë
me një degë majdanozi në mes të pjatës.
Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Rizling.me aromë frutash dhe freski karakteristike dhe me një finish të gjatë dhe të thatë.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.

Ju bëftë mirë!