Kompleksiteti: lehtë
Për 4 persona
PËRGATITJA:
- 400 gr shampinjona të freskëta
- 400 gr mushkeri dhe zemra pule
- 400 gr oriz
- 2 kokë qepë
- majdanoz
- vaj
- kripë hde piper i zi
E grijmë qepën dhe majdanozin. Shampinjonat i presim në fije të holla. Qepën e grirë e skuqim në vajin e nxehtë në tigan. Pasi zbutet qepa në tigan e shtojmë orizin e zier dhe majdanozin e grirë.
Në enën rezistuese ndaj zjarrit hedhim vaj dhe në të e vëmë gjysmën e orizit. Sipër orizit i rendisim shampinjonat e prera. Sipër tyre i vëmë mushkëritë dhe zemrat e pulës. I shtojmë kërpudhat e mbetura. Hedhim kripë dhe piper të zi. Në fund në enë e shtojmë orizin e mbetur. Sipër orizit hedhim vaj. enën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta në temperaturë prej 200 gradë.
Nga musaka me kërpudha vëmë në pjatën për servirje. Rreth musakës bëjmë kurorë me sallatë jeshile të prerë. Me kube domatesh zbukurojmë sallatën jeshile.
Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Muscat Frontignan, me nuanca të gjelbra e të verdha. Është e pasur me aromat e luleve të muskatit, trëndafilit dhe mandarinave. Ka një shije mirë të balancuar dhe diskrete e cila qëndron për një kohë të gjatë. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!