Kompleksiteti: mesatar
PËRGATITJA:
- 1 kuti e madhe biskota
- 150 gr biskota të grira
- 750 ml qumësht
- 150 gr napolitane çokollata të grira
- 200 ml qumësht
- 20 gr xhelatinë
- 6 pako pluhur për krem pana
- 1/2 kg sheqer
- 1/2 l qumësht
Në tenxhere në zjarr hedhim 300 ml qumësht dhe gjysmë kilogram sheqer. Përziejmë me tel, që sheqeri të shkrihet shpejtë. Në enën me qumështin e mbetur hedhim xhelatinën dhe e përziejmë me tel. Duke përzier pandërprerë me tel, në tenxheren me qumështin e valuar e shtojmë xhelatinën e zbutur.
Në enë të thellë hedhim 750 ml qumësht. E shtojmë pluhurin për krem pana. E rrahim me mikser derisa kremi pana të fitojë dendësinë e duhur. Pastaj, në enë e shtojmë masën e ftohur me xhelatinë. Përziejmë me tel kuzhine.
Nga një të tretën e masës vëmë në dy enë. Në enën e parë me krem pana i shtojmë napolitanet e çokollatës të grira dhe përziejmë me lugë. Në enën e dytë i shtojmë biskotat e grira dhe përziejmë me lugë.
Në enën e thellë të cilën do ta përdorim si kallëp shtrojmë fletë plastmasi dhe e derdhim në të masën me napolitanet e çokollatës. Sipër e vëmë kremin pana të mbetur në enën e thellë. Sipër e derdhim kremin pana me biskotat e grira.
Në enë të thellë derdhim 200 ml qumësht. Çdo biskotë e kalojmë në qumësht dhe e vëmë sipër kremit pana me biskota të grira. Sipër biskotave i paltojmë skajet e fletës së plastmasit. Enën e vëmë në frigorifer. Pasi shtrëngohet ëmbëlsira e nxjerrim enën nga frigoriferi. I hapim skajet e fletës së plastmasit dhe enën e kthejmë nga prapa mbi pjatën për torta. E largojmë fletën e plastmasit. Me lugë sipër tortës hedhim çokollatë të shkrirë. Në mes të çokollatës vëmë disa vishnje. Vishnje vëmë edhe në pjatën përreth tortës.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!