Monday, May 6, 2013

Makarona me salçiçe


Koha e përgatitjes: 40 minuta
Kompleksiteti: lehtë

Për 4 persona

PËRGATITJA:
  •             500 gr makarona
  •          1 kokë qepë
  •          ½ kg salçiçe
  •          ½ kg shampinjona të freskëta
  •          100 gr parmesan
  •          400 ml verë e bardhë
  •          200 ml salcë domatesh
  •          Vaj
  •          Kripë dhe piper i zi

 Në ujin e valuar në tenxhere në zjarr hedhim kripë dhe në të i ziejmë makaronat. Makaronat e ziera i hedhim në kullojsë dhe i shpërlajmë me ujë të ftohtë.
 Në vajin e nxehtë në tigan e skuqim qepën e grirë. Pasi skuqet qepa, në tigan i shtojmë shampinjonat e prera. Salçiçet i presim në gjysmërrathë të hollë. Pasi avullon lëngu në tigan i shtojmë salçiçet e prera. Pastaj e shtojmë salcën e domateve dhe verën e bardhë. Hedhim kripë dhe piper të zi. Pas 5 minuta kaurdisje, e heqim tiganin nga zjarri.
 Hedhim kripë në tavën e qeramikës dhe në të i vëmë makaronat e kulluara.Sipër hedhim masën nga tigani dhe parmezanin. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 10 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.
 Me lugë marrim nga makaronat  nga tava dhe vëmë në pjatën për servirje. Hedhim sipër parmezan. Sipër pjatës dhe sipër makaronave hedhim rigon. Me një degë  majdanozi france, e përfundojmë zbukurimin.
 Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Rizling.me aromë frutash dhe freski karakteristike dhe me një finish të gjatë dhe të thatë.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!