Kompleksiteti: lehtë
PËRGATITJA:
- 500 ml qumësht
- 100 gr sheqer
- 1 buding vanilje
- 100 gr arra të grira
- 2 pako sheqer vanilje
- 50 gr gjalpë
- 50 gr sheqer pluhur
- 250 gr miell
- 1 vezë
- 3 dl ujë
Në tenxhere në zjarr e hedhim gati tërë qumështin dhe sheqerin. E përziejmë dhe e lëmë të ziejë.Ndërkohë,në enën me pak qumësht e shtojmë budingun dhe përziejmë. Pasi qumështi fillon të ziejë, në të e shtojmë gradualisht budingun dhe përziejmë vazhdimisht në zjarr të dobët.E ziejmë budingun, derisa të fitojë dendësinë e duhur.Pastaj budingun e lëmë të ftohet.
Në enën për përzierje hedhim 3 dl ujë, thyejmë një vezë dhe i rrahim me mikser.Pastaj, në enë e shtojmë edhe miellin dhe vazhdojmë të përziejmë me mikser derisa ta fitojmë brumin për krepa.Krepat i skuqim në tigan.Pasi ftohet, budingun e hedhim në enën për përzierje.Shtojmë 50 gr gjalpë dhe përziejmë me mikser,derisa të bashkohet masa.Pastaj i shtojmë arrat e grira dhe vazhdojmë të përziejmë.
Mbi çdo krep vëmë nga kremi dhe krepat së pari i palojmë përgjysmë, e pastaj në formë trekëndëshi.Krepat me krem i rendisim në pjatë.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!