Koha e përgatitjes: 20 minuta
Kompleksiteti: lehtë
PËRGATITJA:
- 70 gr çokollatë për gatim
- 200 ml shtalp
- 3 vezë
- 1 sheqer vanilje
- 25 gr margarinë
- 100 gr sheqer
- 70 gr miell
- 0.5 l qumësht
Në tenxhere e vëmë gati tërë qumështin, e shtojmë sheqerin, e vëmë në zjarr dhe përziejmë. Pastaj i thyejmë 3 vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat i vëmë në qumështin e mbetur ndërsa të bardhat në një enë anash.
Me mikser e përziejmë qumështin dhe vezët, e shtojmë miellin dhe përsëri përziejmë me mikser. në anën e shpeshtë të rendes e grijmë çokollatën. Në tenxheren në zjarr e shtojmë sheqer vaniljen, margarinën dhe masën e përzier nga qumështi, vezët dhe mielli. Me telin e kuzhinës e përziejmë kremin derisa të fitojë dendësinë e duhur.
Tenxheren e heqim nga zjarri dhe në të shtojmë çokollatën e grirë dhe përziejmë me lugë. Me kremin e përgatitur e mbushim një gotë për akullore dhe e lëmë të ftohet.
Në enën për përzierje e hedhim shtalpin dhe përziejmë me mikser derisa kremi të fitojë dendësinë e duhur për krem pana. Kremin pana e vëmë në shiringë të kuzhinës me të cilën e zbukurojmë kremin e ftohur. Mbi kremin pana hedhim arra të grira. Zbukurojmë me disa shkopinj çokollate.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!!!Me mikser e përziejmë qumështin dhe vezët, e shtojmë miellin dhe përsëri përziejmë me mikser. në anën e shpeshtë të rendes e grijmë çokollatën. Në tenxheren në zjarr e shtojmë sheqer vaniljen, margarinën dhe masën e përzier nga qumështi, vezët dhe mielli. Me telin e kuzhinës e përziejmë kremin derisa të fitojë dendësinë e duhur.
Tenxheren e heqim nga zjarri dhe në të shtojmë çokollatën e grirë dhe përziejmë me lugë. Me kremin e përgatitur e mbushim një gotë për akullore dhe e lëmë të ftohet.
Në enën për përzierje e hedhim shtalpin dhe përziejmë me mikser derisa kremi të fitojë dendësinë e duhur për krem pana. Kremin pana e vëmë në shiringë të kuzhinës me të cilën e zbukurojmë kremin e ftohur. Mbi kremin pana hedhim arra të grira. Zbukurojmë me disa shkopinj çokollate.
Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Facebook: https://www.facebook.com/pages/K%C3%ABnaq%C3%ABsia-e-Gatimit/362409420501190?fref=ts