Monday, May 20, 2013

Tortë melani

Koha e përgatitjes: 60 minuta                      
Kompleksiteti: mesatare

PËRGATITJA:

  • 5 vezë
  • 300 gr arra të grira
  • 250 gr gjalpë
  • 4 vezë
  • 400 ml shtalp
  • 250 gr çokollatë për gatim
  • 250 gr sheqer pluhur
  • 4 lugë miell
  • 6 lugë sheqer
  • 3 lugë arra të grira
  • 1/2 pako aditiv për brumë
 Së pari në enën për përzierje i thyejmë 5 vezët. E shtojmë sheqerin dhe përziejmë derisa të shkrihet sheqeri. E shtojmë edhe miellin dhe aditivin për brumë. Përziejmë me telin e kuzhinës dhe shtojmë tri lugë arra të grira. Përziejmë edhe njëherë me tel.
 Kallëpin për tortë e lyejmë me gjalpë dhe në të e shprazim përmbajtjen nga ena për përzierje. Pjekim 20 minuta në temperaturë prej 200 gradë.
 Ndërkohë çokollatën e thyejmë në copë dhe e shkrijmë në avull. Në enën për përzierje e vëmë gjalpin e mbetur dhe sheqerin pluhur dhe i përziejmë me mikser.
 I thyejmë 4 vezët e mbetura dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezës. Të verdhat e vezës i vëmë në enën për përzierje ndërsa të bardhat në një enë tjetër.I përziejmë të verdhat e vezës dhe e shtojmë çokollatën e shkrirë dhe 300 gr lajthi të grira. Përziejmë me mikser derisa të fitojmë një masë homogjene.Pandispanjën e pjekur e presim në dy pjesë. Pjesën e poshtme të pandispanjës e vëmë në një pjatë për tortë, mbi të cilën hedhim nga kremi i përgatitur. Mbi kremin e vëmë copën e dytë të pandispanjës. Edhe atë e lyejmë me krem. Me krem e lyejmë tërë sipërfaqen e tortës. Tortën e lëmë të ftohet.
Shtalpin e përziejmë me mikser. Kremin pana , të fituar nga shtalpi, e vëmë në shiringë kuzhine, me të cilën i zbukurojmë skajet dhe mesin e tortës.Luleshtrydhat e prera në feta i rendisim shkallë- shkallë mbi kremin pana. Në mesin e tortës mbi kremin pana vëmë një degë nenexhiku.
 Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të fruteve dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!