Kompleksiteti: lehtë
PËRGATITJA:
- 4 kofsha pule
- 2 dorëza presh
- 2 thelpinj hudhër
- 1 karotë
- 150 gr pasta
- 1/2 lugë kafeje rigon
- 1 lugë kafeje xhenxhefil
- 1 kub supë e gatshme pule
- 1 lugë soja sos
- majdanoz
- 1/2 lugë kafeje piper i kuq djegës
- vaj
- kripë dhe piper i zi
Në tenxhere me ujë të valuar në zjarr i ziejmë kofshat e pulës. Kofshat e ziera i nxjerrim nga tenxherja, duke e lënë tenxheren në zjarr. Shtojmë rreth 500 ml ujë dhe kubin e supës së gatshme. Kofshave ua largojmë lëkurën dhe kockat.
Në vok tavën në zjarr hedhim vaj. Në vajin e nxehtë e skuqim preshin e prerë në rrathë të hollë të pjerrët. Shtojmë gjysmë luge kafeje, piper të kuq djegës, hudhrën e grirë, rigonin dhe xhenxhefilin. Pastaj, me garuzhdë në tavë e shtojmë supën e pulës. I shtojmë karotat e prera në copë të hollë e të pjerrët dhe pastat e ziera. Në tavë hedhim 500 ml ujë. E mbulojmë tavën me kapak dhe ziejmë në zjarr të dobët 3-4 minuta. Në tavë e shtojmë mishin e pulës dhe soja sosin.
Me garuzhdë, supën kineze me mish pule e vëmë në pjatë të thellë. Zbukurojmë me një degë majdanozi në mes të supës.
Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Rizling.me aromë frutash dhe freski karakteristike dhe me një finish të gjatë dhe të thatë.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.

Ju bëftë mirë!