Thursday, June 6, 2013

Ëmbëlsirë me qershi

Për 4 - 5 persona duhen:                            

Për brumin

  • 3 filxhana kafeje miell
  • 1 filxhan kafeje vaj ose 1 lugë gjalpë
  • 1 kokërr ve
  • 1 filxhan kafeje kos
  • 1 filxhan çaji qershi
 Për kremin sipër duhen:
  • 1 gotë uji qumësht
  • 2 filxhana kafeje sheqer
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • vanilje
   Hidhen në enë të thellë vezët dhe sheqeri, rrihen mirë, u shtohet kos, vaj ose gjalpë sipas dëshirës ( në rast se hidhet gjalpë, ai duhet të rrihet me vezët e sheqerin). Masa përzihet mirë, pastaj i shtohet vanilje ose lëvore limoni.
   Në këtë masë hidhet miell i situr i përzier me pak sodë(duhet pasur kujdes sa do të hidhet sodë, sepse sasia e tepërt e prish shijen), zihet brumi bukur i trashë, vendoset në tavë të lyer me yndyrë, përmillet me pak miell dhe rrafshohet me dorë.
   Mbi brumë hidhet një shtresë qershish, të cilave u hiqen bërthamat, ca sheqer dhe mbulohen me një shtresë të hollë kremi, të përgatitur me qumësht e niseshte.
   Për përgatitjen e kremit veprohet kështu: Në tenxhere vlohet qumështi me sheqer, veçmas hollohet niseshtja me pak ujë të ftohtë dhe kur qumështi të ketë marrë valë, hidhet në të, duke e përzier shpejtë që të mos krijohen dromca. Hiqet nga zjarri dhe i hidhet pak vanilje.
 Ju bëftë mirë!!!