Tuesday, June 4, 2013

Frikase pule


Koha e përgatitjes: 40 minuta              
Kompleksiteti: lehtë

Për 4 persona

PËRGATITJA:

  • 500 gr gjoks pule
  • 200 gr bizele e konzervuar
  • 4 karrota
  • majdanoz
  • 2 kokë qepë
  • 1.5 lugë niseshte
  • 150 ml shtalp
  • 1 kub supë e gatshme pule
  • 4 patate
  • 1 vezë
  • bukë e grirë
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
  Në tenxhere me ujë në zjarr hedhim vaj dhe kubin me supë të gatshme. Karrotat dhe mishin e pulës i presim në copë të holla e të gjata. Qepët i presim në copë të mëdha. Në vajin e nxehtë në tigan e skuqim qepën. Pasi zbutet qepa në tigan i shtojmë copat e karrotave. I shtojmë copët e mishit të pulës.. Pastaj shtojmë bizelen. Hedhim kripë dhe piper të zi. Me garuzhdë në tigan hedhim nga supa. E shtojmë majdanozin e grirë.
  Në anën e shpeshtë të rendes në enë të thellë i grijmë patatet e ziera. Në enë thyejmë një vezë, hedhim kripë dhe piper të zi. Masën e ngjeshim me dorë. Në enë hedhim bukë të grirë. Me dorë marrim nga masa dhe krijojmë topëza me madhësi të arrës. Topëzat i skuqim në vajin e nxehtë në tigan.
  Me lugë marrim nga frikaseja e pulës dhe e vëmë në pjatën për servirje. Me lugë sitë nxjerrim topëzat me patate nga tava dhe i vëmë përreth frikasesë.
 Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Muscat Frontignan, me nuanca të gjelbra e të verdha. Është e pasur me aromat e luleve të muskatit, trëndafilit dhe mandarinave. Ka një shije mirë të balancuar dhe diskrete e cila qëndron për një kohë të gjatë. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.

Ju bëftë mirë!!!