PËRGATITJA:
- 1 ananas ose konservë e kompostos prej ananasit
- 50 gr gjalpë
- 2 të verdha të vesë
- 200 gr oriz
- 150 gr sheqer
- 1 qese vanilje
- 3/4 l qumësht
- 1 gotë të vogël liker pemësh
- shumë pak kripë
- 100 gr rrush të tharë
- pak rum
- qershi të sheqerosura për zbukurim
Në lëng të ananasit qitet pak rum dhe në të ngjuhen kokrrat e rrushit të tharë. Ananasi grimcohet disa copa më të mira lihen për zbukurim. Pastaj në ujë valë qitet orizi për të zier nja 5 minuta, kullohet mirë dhe sërish, pasi të jetë hedhur qumështi, lihet të ziejë ngadalë në zjarr dhe për gjysmë ore, në mënyrë që orizi të thithë tërë qumështin. Kur të fillojë të zihet - qitet sheqeri, vanilja dhe likeri.
Orizi i zier hiqet nga zjarri, qitet gjalpi, të verdhat e vezëve, rrushi i tharë dhe ananasi. Tërë kjo masë përzihet mirë dhe qitet në kallëp e pastaj futet në frigorifer që të ngurtësohet. Para se të serviret, hiqet nga kallëpi dhe zbukurohet.