Tuesday, June 18, 2013

Sallatë kalifornie

Koha e përgatitjes: 30 minuta   Kompleksiteti: mesatare


Për 4 persona

PËRGATITJA:

  • 250 gr gjoks pule
  • 50 gr bajame
  • 200 ml shtalpë
  • 1 lugë majonezë
  • 2 patate të ziera
  • 1/2 lugë kafeje borzilok
  • 1/2 lugë kafeje piper i bardhë i grirë
  • 1/2 lugë rigon
  • 1 lugë rrikë e grirë
  • 1 lugë keçap
  • 1 lugë mustardë
  • 1 lugë uthull
  • 1 limon
  • 1 mollë
  • kripë dhe piper i zi
  Bajamet i presim në copë dhe i pjekim në tiganin në zjarr. gjokset e pulës i presim në shnicla, hedhim mbi to kripë dhe i skuqim në tigan. Në anën e rrallë të rendes në një enë të thellë i grijmë patatet. E qërojmë mollën dhe ia largojmë farat. Në anën e shpeshtë të rendes, në enën me patate i grijmë copët e mollës. E shtrydhim limonin dhe lëngun e hedhim në enën me patate dhe me mollë. I shtojmë copët e bajameve. pastaj, mishin e presim në kube dhe e shtojmë shtalpën, rigonin, piperin e bardhë të grirë, mustardën, rrikën e grirë dhe keçapin. Në enën me majonezë e shtojmë një lugë uthull dhe lëngun e limonit të mbetur. Edhe këtë masë e shtojmë në enën e thellë. E shtojmë borzilokun dhe përziejmë me lugë.
  Pjatë për servirje e zbukurojmë me gjethe sallate jeshile. Në pjatë e vëmë sallatën e kalifornisë. Karotën e presim në fije shumë të holla, të cilat i vëmë në mes të sallatës. Edhe lëvozhgën e limonit e presim në shirita të holla. Pastaj limonin e presim në rrathë të hollë. Rrathët e limonit i vëmë sipër sallatës jeshile. Me disa kokrra ullinjsh e përfundojmë zbukurimin.
 Me kiëtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit Traminer. Ju bëftë mirë.