- 2 gota sheqer
- 1 3/4 gota miell
- 3/4 gotë pluhur kakao jo të ëmbël
- 1 1/2 lugë qaji me pluhur për pjekje
- 1 1/2 lugë qaji me sodë buke
- 1 lugë qaji me kripë
- 2 vezë
- 1 gotë qumësht
- 1/2 gotë me vaj perimesh
- 2 lugë qaji me ekstrakt vanilje
- 1 gotë ujë të valuar
E nxejmë furren në 175 gradë. I lyejmë me yndyrë dhe vendosim pak miell në dy tepsi me diameter afersisht 25 cm.
Në një enë të madhe, përziejmë së bashku sheqerin, miellin, kakaon pluhur, pluhurin për pjekje, sodën e bukës dhe kripën. Shtojmë vezët, qumështin, ekstraktin e vaniljes. Përziejmë 2 minuta me mikser me shpejtësi mesatare. Së fundi i përziejmë në ujin e valuar. Përzierja bëhet e hollë. I vendosim në mënyrë të barabartë në dy tepsitë e përgatitura.
Pjekim rreth 30 - 35 minuta në furrën tashmë të nxehur. Pas pjekjes e testojmë torten me kruarsen e dhëmbëve. e lëmë të ftohet rreth 10 minuta. E largojmë dhe e vendosim në një enë më të gjerë që të ftohet plotësisht. Pastaj e lyejmë njërën nga sipër me kremin e preferuar dhe vendosim pjesën tjetër të tortës sipër saj. E lyejmë tërë tortën me kremin e preferuar.