Wednesday, July 31, 2013

Tortë banana split

Koha e përgatitjes: 70 minuta             Kompleksiteti: mesatar

PËRGATITJA:

  • 200 gr miell
  • 130 gr çokollatë për gatim
  • 750 ml jogurt
  • 1 pako gjelatinë
  • 2 pako pluhur për krem pana vanilje
  • 3 banane
  • 600 ml shtalp
  • 2 vezë
  • 150 gr sheqer
  • 200 ml qumësht
  • 150 ml vaj
  • 1 limon
  • 2 pako sheqer vanilje
  • 1 pako aditiv për brumë
   Në enën për përzierje e hedhim jogurtin, i thyejmë vezët, i rrahim me mikser dhe në enë shtojmë 150 gr sheqer. Pasi bashkohet masa, e fikim mikserin. E shtrydhim limonin dhe lëngun e limonit e hedhim në enë. 30 gr çokollatë presim në copë dhe i hedhim në enë. Përsëri e rrahim masën me mikser dhe e shtojmë sheqer vaniljen, vajin, miellin dhe aditivin për brumë. Në kallëpin e rrumbullakët shtrojmë letër dhe e derdhim brumin në të. Kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.
   Në enën për përzierje hedhim 1/2 liter shtalp dhe e rrahim me mikser, derisa kremi pana e fiton dendësinë e duhur. Xhelatinën e zbusim me 30 ml ujë dhe e hedhim në enën për përzierje. I rrahim me mikser, derisa bashkohet pana dhe xhelatina.
   Në enë të thellë hedhim 200 ml qumësht dhe pluhurin për krem pana vanilje dhe e rrahim me mikser, derisa kremi pana e fiton dendësinë e duhur. Pastaj, në enë e shtojmë kremin pana me xhelatinën. E rrahim masën me mikser.
   Kremin e vëmë sipër ëmbëlsirës së pjekur në kallëp. I qërojmë bananet dhe i presim në rrathë. Rrathët e bananes i vëmë sipër kremit në kallëp.
   Në tenxhere në zjarr hedhim 100 ml shtalp dhe thyejmë 100 gr çokollatë për gatim. Tenxheren me kremin e çokollatës e heqim nga zjarri. Me lugë, me kremin e çokollatës së ftohur e zbukurojmë tortën banana split. E vëmë tortën në frigorifer.
   Presim një copë tortë dhe e vëmë në pjatë për servirje. Copën e banana split e zbukurojmë me çokollatë të shkrirë.
   Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë 10 deri në 12 gradë.
   Ju bëftë mirë!!!