Monday, July 29, 2013

Luleshtrydha në Polin e Veriut

Koha e përgatitjes: 30 minuta  
Kompleksioteti: lehtë

PËRGATITJA:

  • 1/2 kg luleshtrydha
  • 1/2  l shtalp
  • 2 pako sheqer vanilje
  • 6 lugë sheqer
  • 4 vezë
  • 1/2  l qumësht
  • 1 pako xhelatinë
  • 200 gr fistikë të qërruar
   I thyejmë vezët dhe i dnajmë të bardhat nga të verdhat. I rrahim të verdhat me tel kuzhine. Në enë e shtojmë sheqerin, sheqer vaniljen dhe qumështin. Pasi bashkohet masa, e vëmë enën mbi avull dhe përziejmë me tel. Pasi kremi e fiton dendësinë e duhur, e heqim enën nga zjarri.
   Xhelatinën e zbusim me 50 ml ujë dhe e shtojmë në enën me krem. Përziejmë me tel dhe në enë i shtojmë fistikët. e lëmë masën të ftohet.
   E rrahim shtalpin me mikser, derisa kremi pana të fitojë dendësinë e duhur. Në enën me krem pana e shtojmë kremin e ftohur me të verdhat e vezës. përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.
   Kallëpin kuglof e mbulojmë me fletë plastmasi dhe e mbushim me masën nga ena. E lëmë masën të ftohet dhe të shtrëngohet. Ëmbëlsirën e shtrënguar e nxjerrim nga frigoriferi dhe e vëmë në pjatë. Brendinë e ëmbëlsirës e mbushim me dredhëza. Ëmbëlsirën e zbukurojmë me sherbet nga reçeli i luleshtrydhave.
   Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe em shije të ëmbël.
   Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
Ju bëftë mirë!