Tuesday, July 30, 2013

Ëmbëlsirë austriake me bukë

Koha e përgatitjes: 30 minuta          
Kompleksiteti: lehtë

PËRGATITJA:

  • 1 bukë bajate
  • 4 mollë
  • 1/2  liter qumësht
  • 4 vezë
  • 3 lugë sheqer pluhur
  • 150 gr rrush i thatë
  • 1 pako sheqer vanilje
  • 1 lugë kafeje kanellë
  • 8 lugë sheqer
  • 60 gr gjalpë
   I qërojmë mollët, ua largojmë bishtat dhe farat dhe i presim në rrathë të hollë. Në enë të thellë e hedhim qumështin, sheqerin pluhur, i thyejmë vezët dhe i rrahim me tel kuzhine.
   Bukën e presim në feta, të cilat i kalojmë në masën me qumësht dhe vezë dhe i rendisim në tavë. Sipër fetave të bukës i vëmë rrathët e mollëve dhe rrushin e thatë.
   E përziejmë sheqerin, kanellën dhe sheqer vaniljen dhe i hedhim me lugë sipër bukëve në tavë. Edhe fetat e mbetura të bukës i kalojmë në masën me qumësht me vezë dhe i rendisim në tavë. Mbi çdo fete buke vëmë nga një copë gjalpë. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
   E presim ëmbëlsirën në copë. Copët e ëmbëlsirës austriake me bukë i vëmë në pjatën për servirje. Sipër hedhim sheqer pluhur.
   Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Shardone, me aromë të frutave dhe me shije të ëmbël. Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.
   Ju bëftë mirë!!!